Arbëri

Thirrjet “Kosovo, UÇK-ISIS” e kanë pritur në Beograd emisarin Grenell

Me thirrjet “Kosovo, UÇK-ISIS”, të zmadhuara me megafon, është pritur sot në Beograd Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto thirrje dëgjohen një video që e ka plasur në platformën e vet në Youtube, Veçernje Novosti.

Megjithatë, Grenell kishte një mesazh për serbët.

“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre”, tha ai.

Lexo edhe: Ambasada e SHBA-së deklarohet për vizitën e Grenellit në Prishtinë e Beograd

Kjo porosi e tij që dërgoi në Beograd është postuar nga Ambasada e SHBA në llogarinë e saj në Twitter me një foto të një ambasadori amerikan në aeroportin e Beogradit.

Emisari amerikan të mërkurën vizitoi Kosovës ku u takua me zyrtarë të lartë të këtij vendi dhe me të cilët bisedoi për dialogun.