Arbëri

Leku rezulton i mbiçmuar ndaj valutave kryesore gjatë këtij viti

Tiranë, 10 tetor - Monedha vendase është mbiçmuar lehtë ndaj monedhës evropiane dhe ndaj dollarit amerikan gjatë kësaj periudhe të vitit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, mbiçmimi ka ndodhur kryesisht në pjesën e dytë të periudhës.

Sipas kursit zyrtar të BSH-së, në muajin qershor, monedha euro tregtohej me mesatarisht 122.0 lekë, nga 123.45 lekë në dhjetor të vitit 2018.

Ndërsa për të njëjtën periudhë, dollari amerikan tregtohej mesatarisht me 108.02 lekë nga 108.43 lekë në dhjetor të 2018-ës.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, leku është mbiçmuar me 3.1% ndaj euros dhe nënçmuar me 0.2% ndaj dollarit amerikan/ATSH.