Arbëri

Samitit të liderëve të BE-së i prin takimi i ambasadorëve në Bruksel

Samitit të liderëve të BE-së i prin takimi i ambasadorëve në Bruksel

Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së më 15 tetor dhe para samitit të liderëve më 17-18 tetor, janë ambasadorët e përhershëm të BE ata që janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar për çështjen e zgjerimit.

Në qendër të diskutimit do të jetë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe qëndrimi i Francës dhe Holandës për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin e këtyre dy vendeve. Holanda tashmë duket se është lëkundur pakëz nga ‘jo’-ja kategorike për Shqipërinë dhe duket se do të jetë vendimi i Francës ai që do të ndikojë tek vendimi final i saj.