Arbëri

Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm

Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar me një delegacion nga Bundestagu Gjerman, ku ka thënë se Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribuues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit.

Pas takimit, Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova është mirënjohëse për angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset më të rëndësishme të vendit dhe në rrugën tonë të integrimit.