Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar kryetarët e degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuuan në fushatë zgjedhore
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.
Siç njofton PDK, në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë në opozitë.
Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfilltë, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.
“Procesi i reformave të brendshme të partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës”, njofton PDK.