Arbëri

Tërmet 2.7 ballësh në jugperëndim të Kukësit

Descriptive Text

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pas mesnatës së mbrëmshme. IGJEUM raporton se ka regjistruar një tërmet me magnitudë 2.7.

Për fat goditja nuk ka qenë e fortë dhe nuk ka asnjë raportim për dëme. Epiqendra, ndryshe nga së fundi që ka qenë intensivisht në Durrës dhe zonat përreth, këtë radhë është zhvendosur.

Sipas IGJEUM tërmeti ka pasur epiqendrën 19 kilometër në jugperëndim të Kukësit në një thellësi 26 kilometër./panorama