Arbëri

KEK paralajmëron ndërprerje të energjisë, nëse hyn në fuqi Ligji për pagat

KEK paralajmëron ndërprerje të energjisë, nëse hyn në fuqi Ligji për pagat
 

Drejtori i Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Selatin Sadiku ka paralajmëruar se do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike nëse hyn në fuqi Ligji për pagat më 1 dhjetor 2019, pasi që ky i fundit e përfshinë uljen e pagave të punëtorëve të KEK-ut.

Punëtorët e KEK-ut dhe sindikata i kanë vënë të gjitha shpresat tek Institucioni i Avokatit të Popullit dhe tek Gjykata Kushtetuese, për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, përmes të cilit punëtorëve të KEK-ut, parashihet ulja e pagave. Ky ligj do të hyjë në fuqi me 01 dhjetor 2019, thuhet në postimin e faqes zyrtare të KEK-ut në Facebook.