Drejtori i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), Ferki Fejza, ka zhvilluar në Francë një takim me drejtorin e Zyrës Ndërkombëtarë të Peshave dhe Masave (BIPM), Martin Milton dhe sekretarin e Komitetit Ndërkombëtar për Pesha dhe Masa (CIPM), Takashi Usuda,.
Fejza ka bërë të ditur se Republika e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BIPM, në mars të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim, që ishte edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, u diskutua për procesin e anëtarësimit të Agjencisë së Metrologjisë në BIMP, ku sipas Fejzës, Kosova ka marrë mbështetje.
“Ne besojmë se Kosova do ketë mundësinë që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e BIPM dhe kjo do të ishte një e arritur e madhe për Metrologjinë e Kosovës, pasi që do krijojë mundësi të mëdha dhe do eliminojë barrierat jo-tarifore”, ka thënë Fejza.