Ministri i Jashtëm i Shqipërisë i kërkon Indisë njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë i kërkon Indisë njohjen e Kosovës

25 September 2019 21:57

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, i ka kërkuar homologut të tij nga India që ky shtet ta njohë Kosovën.

“Mbështetja e konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës është elementi qendror i politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon”, ka thënë Cakaj.

Njoftimi i plotë i Cakajt:

Sot, mes shumë të tjerash, zhvilluam edhe një takim të veçantë dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, z. Subrahmanyam Jaishankar.

Vlen të theksohet se në qendër të diskutimeve ishte domosdoshmëria e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe nevoja e mbështetjes së saj në mekanizma ndërkombëtarë.

Mbështetja e konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës është elementi qendror i politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon.

Natyrisht, duke pasur parasysh faktin se India është një prej shteteve me zhvillimin më të hovshëm në botë, bashkëpunimi dypalësh mes vendeve tona po ashtu mbetet shumë i rëndësishëm.

Në takim, ndër të tjera, ramë dakord edhe për përmbylljen përfundimtare të një varg marrëveshjeve në fushën e sigurimeve shoqërore, promovimit dhe mbrojtjes së investimeve dhe transportit detar. Ky kuadër i marrëveshjeve do të ketë një rol domethënës në konsolidimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Indisë.

Po ashtu, India konfirmon mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme