Kosova kryesoi SEECP-in në New York

Pacolli: Kryesimi i SEECP-së nga Kosova, hap i madh për shtetin

25 September 2019 17:20
18:32

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli, ka thënë se kryesimi i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) nga Kosova është hap i madh për vendin.

Sipas tij, kjo tregon lidership rajonal.

“Për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Ky është një hap i madh për Kosovën për të treguar lidership rajonal. Unë sot pata nderin të kryesoj këtë konferencë të rëndësishme. Në takim morën pjesë një numër i madh ministrash të Punëve të Jashtme për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Është një moment krenarie për Kosovën dhe mua për të udhëhequr për një vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë që bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe vendin tonë Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

17:20

Kosova kryesoi SEECP-in në New York

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se sot në New York e ka filluar ditën me takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Ai është shprehur se sot ishte një kënaqësi e posaçme për ta parë Kosovën si kryesuese të këtij procesi.

“Republika e Kosovës ka përcaktuar tre prioritete kryesore në kuadër të Kryesisë së SEECP-së: ndërlidhjen, rininë dhe kulturën. Këto prioritete përputhen tërësisht me nevojat reale për zhvillimin e rajonit në përgjithësi dhe përmirësimin e atmosferës shoqërore brenda tij.

Po ashtu, kryesia e Republikës së Kosovës kësaj radhe shquhet edhe për faktin se bashkëpunimin në këto tre shtylla e koncepton në kuadër të procesit të integrimit evropian për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Kujtojmë se këtë mbledhje e kryesoi ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme