Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur që të gjithë numrat e operatorit virtual “Dardafone.net”, e njohur me emrin Z-Mobile, t’i kalojnë Telekomit të Kosovës, gjegjësisht operatorit Vala.
Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme, pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat i mos vazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë “Telekomi i Kosovës” dhe operatorit virtual të rrjetit “Dardafon.net”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“... me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundorë për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual ‘Dardafone.net’, pas kalimit të periudhës tranzitore, t’i kalojë për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht ‘Telekomit të Kosovës’”, thuhet në vendimin e ARKEP-it, raporton Koha.net.
Ky Autoritet ka njoftuar po ashtu shfrytëzuesit e telefonisë mobile që shërbimi për ta nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment.