Arbëri

Scott: S’ndihmohet arritja e marrëveshjes duke përulur partnerët e dialogut

Foto: Tanjug
 

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, në fund të mandatit të tij trevjeçar, ka thënë se Serbia dhe SHBA-ja nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën, por pajtohen se e vetmja rrugë përpara është vazhdimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje të ndërsjellë për normalizim.

“SHBA-ja kohë më parë ka emëruar emisarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe ai është i përkushtuar që të ndihmojë të dy palët në mënyrë që të ecin përpara. Mirëpo, mos prisni nga SHBA-ja që të dëshirojë më shumë se ju vetë në rajon”, tha Scott në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, transmeton Koha.net.