Arbëri

BE: Kosova ka mbetur prapa me zbatimin e MSA-së

Mbi njëmijë kritere sa kishte në fillim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit, Qeveria e Kosovës pas 3 vjetëve të hyrjes në fuqi të saj, arriti vetëm ta përgjysmojë shifrën e zbatimit.

Në vitin 2016, janë zbatuar 741 masa nga 1347 sa ishin gjithsej, ndërsa në vitin 2018, numri masave të zbatuara ka rënë në 362 nga 532 masa të planifikuara – që i bie se nuk është arritur të përmbushet 1/3 e planifikimit vjetor për vitin 2018.