Arbëri

5 vjetët e Mogherinit si kryediplomate e BE-së, kryetemë në “E diela me Koha Ditore”

“5 vjetët e humbur me Mogherinin” është titulli i temës së javës në të dielën me Kohën Ditore, ku gazetari Augustin Palokaj, trajton gjerësisht rrjedhën e dialogut Kosovë – Serbi nën mandatin e Federica Mogherinit.

Se pse ky proces, pavarësisht pritjeve të mëdha, është shndërruar në shembullin më të mirë të dështimit nga Bashkimi Evropian, shpjegojnë diplomatë të ndryshëm për gazetën.

Për këtë temë, shkruan edhe kryeredaktori Agron Bajrami, ndër të tjera se pse është një lajm i gëzueshëm fundi i mandatit të saj, pavarësisht se në vend të saj, vjen një diplomat i një shteti që nuk e njeh Kosovën.

Në kosovarçe, këtë javë shkruhet për Historikun e qytezës së Hanit të Elezit, nga një bujtinë që u zgjerua ngadalë.

Reportazhe interesante nga bota, janë ai për muzeun ku ruhet sekreti i pijes Coca Cola dhe për popullin polak, që nuk i duron rregullat.

Profilet e dy personazheve interesante, vijnë në faqet e kulturës, Neil Butler nga kompania Az Arts nga Skocia dhe i gazetares së animacionit, Nance Denney Phepls, që shpalosë përvojat e saj në qytetin e Pejës.

Anel Rashkaj flet për fillet e tij dhe lidhjen e ngushtë me Kosovën. E gjithashtu për kthimin në vendin tonë, flet Jeronimo Sharin, trajneri kroat që së fundmi u angazhua nga KB Peja.

Si zakonisht, janë mbi 80 faqe të gazetës me shumë artikuj e reportazhe të veçanta.