Arbëri

Haradinaj te Dheu i Bardhë: Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore

Haradinaj te Dheu i Bardhë: Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore.

“Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët. Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.