Arbëri

Përmbyllen trajnimet për zyrtarët komunalë për procedurat e trajtimit të ndërtimeve pa leje

Përmbyllen trajnimet për zyrtarët komunalë për procedurat e trajtimit të ndërtimeve pa leje

Në Prishtinë u mbajt punëtoria e fundit, nga gjithsej gjashtë, të zhvilluara në rajone të ndryshme të Kosovës dhe që kanë mbuluar të gjitha komunat.

Përmes një njoftimi për media nga MMPH, thuhet se qëllimi i këtyre punëtorive ishte shpjegimi i procedurave nga Udhëzimet Administrative të dala nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, të organizuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përkatësisht Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim (DPHNB), në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.