Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, moti për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezente në orët e para të ditës në pjesën jugore dhe pjesërisht atë qendrore të Shqipërisë. Më pas do të ketë intervale kthjellimi.
Era do të ketë drejtimin nga verilindje-veriperëndimi, me shpejtësi deri në 12 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 25 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/25 Re diell
Lezhë 19/26 Re diell
Durrës 17/29 Shi diell
Tiranë 18/29 Shi diell
Berat 14/30 Shi diell
Vlorë 15/28 Shi diell
Korçë 12/24 Shi diell
Gjirokastër 11/30 Shi diell
Sarandë 18/28 Shi diell