Arbëri

Senatori amerikan: Vuçiq i gatshëm për marrëveshje por i zemëruar me taksën

Senatori amerikan: Vuçiq i gatshëm për marrëveshje por i zemëruar me taksën

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili së voni vizitoi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe ta njohë pavarësinë e saj por aktualisht është i zemëruar për taksën”.

“Ne të dy i bëjmë thirrje që të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur, ndërsa ai na thotë se do të jetë i gatshëm të bisedojë përsëri sa të hiqet taksa”, tha Murphy në platformën online, Medium Corporation.