Arbëri

Përurohen pajisjet e reja të laparaskopisë në SHSKUK

 

“Avancimi i aparaturave dhe metodave mjekësore në shëndetësi po ec me hapa të mëdhenj. Tani, edhe Kosova ka nisur të zë hapin me këto shërbime”, tha sot Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, me rastin e përurimit të 5 laparaskopëve të rinj në vlerë 350 mijë euro, të blerë për nevoja të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Ismaili tha se e gjitha kjo po bëhet e mundur falë luftës kundër korrupsionit dhe ri-orientimit të fondeve.