Arbëri

Këshilltarja e Apostolovës: Investoni më shumë në ambient

Këshilltarja e Apostolovës: Investoni më shumë në ambient
Foto: Ilustrim/Koha

Kosova ka ambient shumë të mirë, por institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë që të eliminojnë ndotjen që sot është prezente në disa qytete të vendit, më shkallë të lartë. Kështu tha këshilltarja e Shefes së BE-së në Kosovë.

Annette Fath Lihiq, këshilltare e Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësueses së Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, tha se Kosova duhet të përmirësojë ambientin dhe kjo arrihet me bashkëpunim të ndërsjellët.