Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi bisedon me Palmerin, thotë se Serbia angazhohet për një kompromis të qëndrueshëm me Kosovën

Foto: Ilustrim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, të cilit i ka thënë se vendi i tij do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën.

“Vuçiqi gjatë telefonatës, që është vazhdim i takimit të tyre në Nju Jork, ka përsëritur se do të vazhdojë të angazhohet për arritjen e një kompromisi të vërtetë e të qëndrueshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë duke mbështetur interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe për ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë”, citon B92 të ketë thënë Vuçiqi gjatë kësaj bisede me Palmerin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, është caktuar që të zhvillohet një takim mes Vuçiqit e Palmerit gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për gjendjen e përgjithshme rajonale dhe janë pajtuar që paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e një rëndësie thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik të të gjithë rajonit.