Arbëri

Institucionet maqedonase shkelin afatin për vula dhe dokumente në shqip

Institucionet maqedonase shkelin afatin për vula dhe dokumente në shqip

Vonesat në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe në themelimin e inspektoratit që do të jetë kompetent për monitorimin e përdorimit të tij ka bërë që ai të varet kryekëput nga vullneti i institucioneve.

Në mungesë të inspektorëve realë, zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një video-material të publikuar nga vetë ai, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela, bëjnë xhiro në Shkup dhe ndalojnë në hyrje të institucioneve për të konstatuar gjendjen.