Arbëri

Edhe sot protestojnë stomatologët e papunë

Specialistët stomatologë të papunë, do të protestojnë edhe sot para Ministrisë së Shëndetësisë dhe sipas tyre protestat do t’i vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre ligjore.

Lexo edhe: Për herë të tretë, stomatologët në protestë për punësim

Sipas tyre, kërkesat ligjore ua garanton pika 7 e nenit 72 të Ligjit për Shëndetësi.

"Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor; specialistët e licencuar të cilët e kanë pëfunduar shkollimin specialistik në bazë të kontratës me Ministrinë, do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë të Ministrisë për periudhën prej tri viteve."

Protesta nis në orën 10:00.