Dogana e Kosovës përmes një kumtese për media thotë se ka arritur një rekord të ri në mbledhjen e të hyrave.
“Në vitin jubilar të doganës (20 vjetorin e themelimit) janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi mbi 800 milionë euro në javën e dytë të shtatorit. Pra kjo paraqet një të arritur të madhe si dhe një lajmë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në kumtesë.
Krahasimi me vitin paraprak, sipas Doganës, tregon se trendi i të hyrave është në rritje, në të njëjtën periudhë dogana kishte grumbulluar rreth 773 milionë euro.
“Derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim mbi 804 milionë që paraqet rritje prej 31 milion euro më shumë apo 4% më shumë. Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera”, thuhet tutje.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin në keqpërdorime dhe kontrabandim.
-
Dogana e Kosovës me të hyra rekord me mbi 1.5 miliardë euro
-
Dogana shënon rekord në të hyra, mbi 700 mln € deri më sot
-
Dogana e Kosovës ka arkëtuar këtë vit 14% më shumë të hyra se vitin e kaluar
-
Dogana rrit të hyrat për 11 për qind
-
Dogana thotë se ka mbledhur mbi 400 milionë euro që nga fillimi i vitit