Një makinë e blinduar me targa ruse u aksidentua mbrëmjen e së mërkurës tek ish-sheshi “Shqiponja”, në Tiranë.
Si pasojë e daljes nga rruga u dëmtua Eldin Dergjini. Policia ka njoftuar se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbc news ka mësuar se Dergjini ka pretenduar se e kanë aksidentuar duke goditur nga pas. Ai është larguar dhe mjekimin e ka marrë në një spital privat.
Të mërkurën u raportua se pas aksidentit, Dergjini u largua nga vendngjarja, pasi nuk ishte regjistruar në spital. Kjo shtoi dyshimet se makina mund të jetë vjedhur. Ndërkohë në njoftimin e saj, policia e Tiranës tha se po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe sqarimin e pronësisë së mjetit.
Ndërkohë gjatë kontrollit në makinë nuk janë gjetur armë, ose mjete të palejuara.