Thaçi: Kosova një vend ideal për investimet japoneze

Thaçi: Kosova një vend ideal për investimet japoneze

12 September 2019 08:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e tretë të vizitës së tij në Japoni ka vizituar federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, ku ka prezantuar mundësitë e investimit në Kosovë.

Kreu i shtetit ka thënë se tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze.

“Në federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, kam prezantuar mundësitë për të investuar në Kosovë. Tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze. I ftova të gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që me 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë, ku pritet që në detaje të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme