Arbëri

Loja e gjykatës me statusin e dëshmitarëve, përpjekje për “mbrojtjen” e të akuzuarve

Loja e gjykatës me statusin e dëshmitarëve, përpjekje për “mbrojtjen” e të akuzuarve

Identiteti i një dëshmitari, që Gjykata Themelore në Prishtinë po e trajton si të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”, është i ditur për avokatët e mbi 20 të akuzuarve. Emri i tij gjendet në të gjitha shkresat e lëndës e edhe në aktakuzë, ashtu siç ligjërisht nuk mund të gjendet emri i një dëshmitari të mbrojtur, shkruan sot Koha Ditore.

Kur dëshmitari është i mbrojtur në aktakuzë e shkresa të lëndës nuk guxon t’i përmendet emri. Prokurori i rastit i referohet me nofkë ose emër identifikues, për shembull dëshmitari X ose Y.