Arbëri

Ndërsa presidenti do të kërkojë tërheqjen e njohjes së Kosovës, kryetari i Senatit çek e quan punë koti

Ndërsa presidenti do të kërkojë tërheqjen e njohjes së Kosovës, kryetari i Senatit çek e quan punë koti

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Sipas zëdhënësit të tij, Jiri Ovcacek, Zeman i bëri këto komente në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.