Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.
“Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën”, ka shkruar Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tutje ka shtuar se, “Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur”.
Kurti ka theksuar se Kosova është e vendosur të luftojë terrorizmin.
“Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve”, ka shkruar Kurti.