Arbëri

Shënon ngritje Indeksi i Kostos së Ndërtimit në tre mujorin e dytë të këtij viti

Descriptive Text

Ka shënuar rritje për 1.4 për qind Indeksi i Kostos së Ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2019, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë” (IKN) ) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për 1.0% në tremujorin e dytë (TM2) 2019, krahasuar me TM1 2019. Ngritje më të madhe kishin kategoritë: materialet (1.0%); pagat (2.0%); makineritë (0.6%); dhe kostot e tjera (0.1%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me rënien e çmimeve sipas kategorive te transporti (-1.2%) dhe energjia (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 1.4%. Ngritja u vërejt kryesisht të kategoritë: materialet (0.6%); pagat (2.0%); makineritë (0.6%); transporti (17.8%); dhe kostot e tjera (2.1%).

Ndërsa, rënie pati energjia me (-1.2%), krahasuar me te njëjtën periudhe të vitit paraprak.

Për më shumë informata, lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit për TM2 2019, klikoni këtu.