Palmer sot në Podgoricë, në fokus ishte situata rajonale

Palmer sot në Podgoricë, në fokus ishte situata rajonale

09 September 2019 15:19

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq u takua këtë të hënë në Podgoricë me zëvendës ndihmës sekretari amerikan të Shtetit Methju Palmer.

Në fokus ishte situata rajonale në Ballkan dhe marrëveshjet dypalëshe Mal i Zi -Shba.

Këtë shtator, sekretari i shtetit i SHBA, Mike Pompeo ka emëruar zëvendës ndihmës sekretarin Matthew Palmer si përfaqësuesin e tij special për ballkanin perëndimor.

Në këtë rol, Palmer do të udhëheqë përpjekjet e ShBA për të forcuar angazhimin diplomatik në mbështetje të paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme