Shqipëria, sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash, ku pritet të ketë reshje shiu në zonat e veriut dhe ato të mesme, ndërsa moti në jug të vendit do të jetë i kthjellët.
Sipas Meteoalb, temperaturat minimale do variojnë: në zonat malore nga 13ºC deri në 27ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 23ºC në 32ºC. Era do të fryjë në drejtimin jugperëndimor me forcë valëzimi 3 deri në 4 ballë.
Nga parashikimet për 10 shtator, vranësirat do të largohen dhe i gjithë vendi do të mbizotërohet nga një mot të kthjellët dhe temperaturat do të rriten.