Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim për eliminimin e ndalesës së importit të peshkut nga Kosova, bën të ditur Tetova Sot. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ishte përgjigjur me masa reciproke Maqedonisë së Veriut duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.
Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e importimit të peshkut pas takimit që patën të dy palët.
Pas këtij vendimi të Maqedonisë së Veriut, pritet edhe vendimi i ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ta heq ndalesën për mjaltin dhe patatet nga Maqedonia e Veriut.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe Kosova suspendon masat e reciprocitet ndaj Maqedonisë së Veriut
-
Deri të premten hiqen barrierat tregtare ndërmjet Kosovës e Maqedonisë Veriore
-
Kosova e Maqedonia, zgjidhje për pengesat
-
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut viziton Kosovën pas masave të reciprocitetit
-
Maqedonia e Veriut thotë se ndalesa e peshkut nuk u bë pse është prodhim i Kosovës