Arbëri

Thaçi takon senatorët amerikanë: Partneriteti me SHBA-në vendimtar për Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi, është takuar me senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy.

Sipas Thaçit, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët.

“Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë Thaçi.