Nisma Socialdemokrate i ka drejtuar kërkesë kryeministrit Ramush Haradinaj që ta liroi nga detyra, ministrin në dorëheqje të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi.
Këtë e kanë konfirmuar për “Kohën Ditore”, burime brenda kësaj partie. Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim nga Qeveria e Kosovës nëse kanë pranuar një kërkesë të tillë, por nuk ka marrë përgjigje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Bytyqi në një përgjigje me shkrim ka thënë për Kohën Ditore se nuk ka ndonjë informatë zyrtare rreth kësaj çështje.
Bytyqi më 26 gusht u largua nga partia Nisma Socialdemokrate duke e akuzuar këtë parti për përzierje në arsim. Një ditë më parë, bashkë me shefin e kabinetit të tij, Baton Dushi i janë bashkuar Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD).