Arbëri

GLPS-ja dhe Drejtësia Sot paraqesin padi ndaj KGJK-së

GLPS-ja dhe Drejtësia Sot paraqesin padi ndaj KGJK-së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike - GLPS dhe Drejtësia Sot njofton se me datën 2 shtator 2019, ka paraqitur padi ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës – KGJK në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative për vërtetimin e shkeljes së Ligjit Nr.03/L-215 për Qasje në Dokumente Publike nga KGJK, në lidhje me emërimin e gjyqtarëve të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“KGJK deri më tani ka refuzuar kërkesën për qasje në dokumente publike të parashtruar nga GLPS dhe Drejtësia Sot duke tejkaluar të gjitha afatet e dhëna sipas ligjit për qasje në dokumente publike”, thuhet në komunikatë.