Arbëri

Palmer takon Bregun në Slloveni, diskutuan edhe për Shqipërinë

Në vizitën e parë në rajon, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka takuar sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregun.

Takimi është zhvilluar në Slloveni në kuadër të forumit të “BLED”. Biseda mes diplomatit amerikan dhe Bregut është përqendruar tek vendimi i BE për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë se Veriut dhe nisja e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.

Gjatë fjalës së tij në Slloveni, Palmer shpalosi edhe objektivat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se Amerika synon të çojë përpara zhvillimin e të gjithë vendeve të rajonit/BW.