Pacolli e kontrabandon në diplomaci bashkëpartiakun e tij

Pacolli e kontrabandon në diplomaci bashkëpartiakun e tij

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 03 September 2019 07:30

Behgjet Pacolli ka kontrabanduar në Shërbimin e Jashtëm një kryetar dege të partisë së tij. Ngadhnjim Makollin e ka emëruar konsull, nën arsyen se ai ishte përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të shpallur në fund të marsit të sivjetmë, ani se në listën e publikuar me të përzgjedhurit kurrkund nuk figuronte emri i tij.

Pacolli është ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe e drejton Aleancën Kosova e Re (AKR). Makolli, ndërkaq, në vitin 2017 ishte zgjedhur kryetar i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit lokale ai ishte kandidat i AKR-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, por nuk kishte mundur të merrte vota mjaftueshëm për t’u zgjedhur anëtar, shkruan Koha Ditore.

Mbështetur në një vendim që mban firmën e Pacollit, nga 1 gushti ai është dashur t’ia niste punës prej diplomati.

“Z. Ngadhnjim Makolli emërohet konsull në Misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi”, thuhet në pikën e parë të vendimit. “Z. Ngadhnjim Makolli i bëhet barasvlerësimi i gradës konsullore nga grada konsull në gradën diplomatike sekretar i parë”, vijohet në pikën e dytë.

Në preambulë të vendimit theksohet mes të tjerash se emërimi është bazuar “edhe në propozim të komisionit përzgjedhës të panelit intervistues, në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme më datë 12.3.2019 për zyrtar të Misionit Diplomatik”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme