Arbëri

AAK-ja dhe PSD-ja zyrtarizojnë në KQZ koalicionin parazgjedhor

Foto: Koha

AAK-ja dhe PSD-ja kanë zyrtarizuar në KQZ koalicionin parazgjedhor.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Ju konfirmoj se kemi pranuar deklarimin e dytë për Koalicion Parazgjedhor ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate”, ka thënë Elezi.

Lulëzim Leci, sekretar ekzekutiv i AAK-së, është shprehur me besim se ky është koalicioni i fitores.

“Sot kemi dorëzuar formularin e pëlqimit të koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, të cilin e kanë nënshkruar dy kryetarët e subjekteve politike. Shpresojmë dhe besojmë se ky është koalicioni i shpresës për votë tek qytetarët, për një qeverisje katërvjeçare”, tha ai.

Ky është koalicioni i dytë që është dorëzuar sot në KQZ, pas atij të partive boshnjake.