Arbëri

Bizneset kërkojnë nga Qeveria e re angazhim më të madh në aftësimin e fuqisë punëtore

Bizneset kërkojnë nga Qeveria e re angazhim më të madh në aftësimin e fuqisë punëtore
 

Pavarësisht angazhimit të sektorit privat në aftësimin e të rinjve në industri të ndryshme, Qeveria duhet të luajë rol kyç në përgatitjen e të rinjve në fusha të caktuara përmes programeve strategjike afatgjate. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku bizneset e pranishme dhanë rekomandimet e tyre rreth kapitalit njerëzor në Kosovë për Qeverinë e re.

Sipas një komunikate për media, drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se ndër sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohen bizneset kosovare, e sidomos ato në sektorin e prodhimit, shërbimeve, dhe tregtisë, është edhe sigurimi i kuadrove të duhura të fuqisë punëtore, duke shtuar se Qeveria e re duhet të fokusohet edhe në aftësimin e të rinjve për të qenë të gatshëm për tregun e punës.