Arbëri

Plani i Ditmir Bushatit për drejtimin e Vetëvendosjes në Shqipëri

Plani i Ditmir Bushatit për drejtimin e Vetëvendosjes në Shqipëri

Koordinatori i shkarkuar politik i Shkodrës synon kryesimin e degës së “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit në Tiranë, mbajti qëndrim kundër planeve SHBA-BE për Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka rritur protagonizmin e tij politik javët e fundit, duke artikuluar kritika në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste dhe sidomos kryeministrit Edi Rama. Dalja në skenë e Bushatit në rolin e oponentit të qeverisë përkon me humbjen e privilegjeve, fillimisht si Ministër i Jashtëm dhe më pas edhe si koordinator politik në kryeqendrën e Veriut, Shkodër, pas rezultatit dramatik në zgjedhjet e fundit. Mbrëmjen e së mërkurës, Bushati ishte protagonist i debateve të forta në mbledhjen e Kryesisë së PS, teksa kërkoi të mbahej përgjegjësi për Valdrin Pjetrin dhe Tom Doshin, ndonëse muaj më parë, vetë i kishte vlerësuar maksimalisht.