Arbëri

20 muaj prej seancës së fundit rasti Lushtaku kthehet në gjykatë

Foto: Koha

Pas me shumë se 20 muajsh prej seancës së fundit të mbajtur, Gjykata Themelore në Prishtinë, sot do të provojë të mbajë seancë në rastin e aktakuzës që lidhet me dyshimet për arratisjen e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Gjykimi ka qenë i planifikuar të fillojë nga ora 09:00, raporton Koha Ditore.

Prej janarit të vitit 2018 deri tani Gjykata Themelore në Prishtinë e ka zvarritur këtë gjykim, duke mos thirrur asnjë seancë.

Në këtë rast, përveç Sami Lushtakut, akuzohen edhe djali i tij- deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan Geci, Mervete Hasani-Lushtaku, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena.

Pretendimet e prokurorisë janë që, arratisja e ish-kryetarit të Skenderajt, nga QKUK-ja kishte ndodhur në maj të vitit 2014, në kohën kur Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, përderisa ndodhej në paraburgim për rastin ‘Drenica’