Ditë me diell sot në Kosovë Foto: Koha / ilustrim

Ditë me diell sot në Kosovë

28 August 2019 08:31

Masat e ajrit të cilat janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin e Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin mbi Kosovën deri me datën 4 shtator, duke e mbajtur këtë situatë termike me temperatura të larta.

Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit pati reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie të theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë celsius.

Korriku ishte muaji më i nxehtë sa i përket ditëve me temperatura mbi 30 gradë celsius, por edhe muaji gusht e mbajti konstant, pothuaj gjithë atë valë të nxehtit afrikan, transmeton kp.

Sot do të ketë intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme