Kosova në kërkim edhe të 1653 të zhdukurve

Kosova në kërkim edhe të 1653 të zhdukurve

27 August 2019 10:05

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZH) me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane organizojnë konferencën e saj vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me dhunë me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit publik në mbështetje të procesit të zbardhjes të fatit të personave të zhdukur.

Konflikti në Kosovë në fund të viteve 1990 çoi në dhjetëra mijëra viktima dhe qindra mijëra civilë u shpërngulën nga shtëpitë e tyre.

Sidoqoftë, deri më sot, të drejtat e viktimave nuk janë adresuar në mënyrë të kënaqshme.

Sipas KNKK-së, 1,653 persona nga 6,024 personat e raportuar të zhdukur midis 1998 dhe 2000, ende mbeten të pagjetur.

Për këtë qëllim, kjo konferencë vjetore në Ditën Ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me dhunë, synon të mbështesë procesin e zbardhjes të fatit të personave të zhdukur duke:

I) forcuar bashkëpunimin ndërmjet familjeve të personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike;

II) kërkuar përgjegjësinë e institucioneve përkatëse qeveritare; dhe

III) rritur ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e publikut të gjerë për çështjen e personave të zhdukur.

Folësit e Konferencës dhe panelistët janë përzgjedhur bazuar në ekspertizën, rolin dhe përgjegjësinë e tyre në lidhje me çështjen e personave të zhdukur.

Pjesëmarrësit do të kenë një mundësi për të bashkëvepruar me folësit dhe Panelistët në fund të prezantimit dhe seancave të diskutimit në panel.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë përafërsisht 100 dhe do të përfshijë përfaqësues nga familjet e personave të zhdukur, ambasadat, institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare dhe shoqëria civile

Komentet

Shto koment

Të ngjashme