Arbëri

Turistët nuk ndjejnë frikë në Shqipëri

Turistët nuk ndjejnë frikë në Shqipëri

Vera Francakova adhuron udhëtimet. E pashoqëruar ajo ka parë shtete të botës pafund, ndonëse ka bërë miq të rinj gjatë udhëtimeve. Në Shqipëri ndihet e sigurt, askush nuk e ka bërë të mendojë rrezikun. Edhe gjatë mbrëmjeve të vona.

“Unë jam nga Republika Çeke dhe është thjesht 1 orë e gjysmë larg si fluturim, shumë afër. Kam disa kolege në punë që janë nga Shqipëria, Kosova si dhe vendet tuaja fqinje, ndaj i pyeta ato nëse ja vlente të vija. Ato më thanë po dhe erdha për ta vizituar”, ka thënë ajo për TCh. “Jam udhëtare që kërkoj eksperienca të reja. Kam qenë në vende më të vështira për të lëvizur e vetme dhe më pak të sigurta; kështu që mendoj se këtu është qetë. Nëse kujtoj Indinë, për shembull një shtet shumë I madh ku duhet të jesh gjatë gjithë kohës vigjilente. Kam shkuar në Madagaskar, është gjithashtu një vend I këndshëm por që duhet të ruhesh, madje dhe në stacionet e autobusëve ndodhen ushtarë për të garantuar sigurinë. Ndërsa njerëzit në Shqipëri, më duken të gatshëm për të të ndihmuar” tha Vera Francakova.