Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ibrahim Dehari s’pranon ofertën për t’u bërë ministër për Investime të Huaja në Maqedoninë Veriore

Ibrahin Dehari, që ditë më parë u propozua për ministër për Investime të Huaja në Maqedoninë Veriore nuk ka pranuar ofertën e partisë së tij.

Sipas informatave të Alsat M në degën e Tetovës, Dehari ka refuzuar këtë post, nën arsyetimin se kjo është një ministri sa për t’i plotësuar apetitet politike dhe se nuk do të sjellë asnjë të mirë për shoqërinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas informatave të Alsat M ndaj këtij vendimi ka qenë kundër edhe dega e BDI-së në Tetovë.

Nga kjo degë shprehen se ndjehen të anashkaluar pasi nuk kanë asnjë ministri në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Zoran Zaevi.