Ibrahin Dehari, që ditë më parë u propozua për ministër për Investime të Huaja në Maqedoninë Veriore nuk ka pranuar ofertën e partisë së tij.
Sipas informatave të Alsat M në degën e Tetovës, Dehari ka refuzuar këtë post, nën arsyetimin se kjo është një ministri sa për t’i plotësuar apetitet politike dhe se nuk do të sjellë asnjë të mirë për shoqërinë.
Sipas informatave të Alsat M ndaj këtij vendimi ka qenë kundër edhe dega e BDI-së në Tetovë.
Nga kjo degë shprehen se ndjehen të anashkaluar pasi nuk kanë asnjë ministri në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Zoran Zaevi.
Artikuj të ngjashëm
-
Dehari refuzon, Xhemajli propozohet për ministër në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut
-
Ibrahim Dehari, ministër i ri në Maqedoninë e Veriut për Investime të huaja
-
Xhaferi e Qehaja diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni e Veriut
-
Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i një qeverie në Maqedoninë e Veriut
-
Për herë të parë në Maqedoni pritet të votohet një kryeministër shqiptar