Arbëri

Rritet numri i turistëve, më së shumti vizitorë në Prizren

Përkundër temperaturave të larta, qyteti i Prizrenit vazhdon të jetë njëri prej qyteteve më të vizituara të Kosovës.

Objektet e kulturës, ushqimi, kalaja dhe festivali i DokuFest-it janë vetëm disa nga arsyet që turistë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur këtë qytet për ta vizituar.