Arbëri

Asistenca sociale për 25 mijë familje në Kosovë, vetëm për të mbijetuar

Asistenca sociale për 25 mijë familje në Kosovë, vetëm për të mbijetuar

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.