Arbëri

‘Hanim bukë me krimba, mish qeni…’, dëshmi tronditëse të viktimave të komunizmit

Dëshmi të reja të personave që vuajtën në ish Kampin e Internimit në Tepelenë hodhën dritë mbi krimet e komunizmit në Shqipëri.

Familjarët shpresojnë se informacionet më të fundit nga banorët e kësaj zone do të ndihmojnë në gjetjen e varreve për dhjetëra të zhdukur.

Kampi i Tepelenës ishte nga më famëkeqët e diktaturës komuniste ku humbën jetën mbi 500 persona mes të cilëve 300 fëmijë.

Zëri i Amerikës ndoqi aktivitetet në Tepelenë që u zhvilluan edhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.